Një 33-vjeçar është goditur me thikë në rrethana të paqarta në Novoselë të Vlorës.

Mësohet se Albano Mecorrapaj, ka shkuar në spitalin e Vlorës dhe është shoqëruar direkt në sallë.

Burimet bëjnë të ditur se policia është në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Personi ka marr disa plagë në pjesën e barkut.

Arsyet e konfliktit ende nuk dihen.