Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi nga kontrollet e kryera në disa fshatar të Krujës, policia ka zbuluar 742 bimë kanabisi të kultivuara nga autori i dyshuar.
Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij.
Në kuadër të fazës së 30-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” , u vu në pranga Genc Luka.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.