Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari, Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari.

Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjetin e aksidentuar.

Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.