Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 51-vjeçar shqiptar i quajtur Altin Doko ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Ravenna. Shqiptari ishte duke udhëtuar me një motor tip ‘Yamaha R1’ kur u përplas me një makinë tip ‘Mitsubishi’, që drejtohej nga një grua 53-vjeçare. Ka dyshime se motori i tij ka rrëshqitur në rrugë.
Përplasja ishte shumë e fortë. Shqiptari pësoi dëmtime të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë. Ndërkohë gruaja në makinë u transportua në spital me dëmtime të lehta.
Por ajo që e bën më tragjike këtë rast është se të gjithë ngjarjen e ka dëshmuar me sytë e tij djali i viktimës. Ky i fundit ishte me një tjetër motor pas të atit kur ndodhi aksidenti.
Rruga në fjalë u bllokua për t’i dhënë hapësirë hetimeve.