Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.
Një makinë ‘Range Rover’ që udhëtonte në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një rrethrrotullim.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër. Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.
Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.