Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pak pas orës 21:00, mes Buriasco dhe Macello, Torino.
Gruaja shqiptare e identifikuar me emrin, Edmonda Boka, e cila po udhëtonte me një mjet tip “Audi A3” kishte ndaluar makinën anës rrugës dhe kishte dalë për të parë çfarë problemi kishte.
Por në këtë moment, një 18-vjeçar që po udhëtonte me shpejtësi dhe në drejtim të kundërt e përplasi fort.
Helikopteri i ndihmës së shpejtë mbërriti menjëherë në vendngjarje, por për shqiptaren s’kishte asnjë shpresë.
Hetimet për dinamikën e aksidentit janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e stacionit Villafranca.