Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino të Italisë.

Amarildo Dedja është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë.

Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.