Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për shit-blerje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Shyqyri Tuda, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar pothuajse 7 doza kokaine, dhe 92 pako marijuane, gjithsej rreth 10 kilogramë.
Mediat vendase shkruajnë se përveç drogës u sekuestrua një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, material i konsideruar i përshtatshëm për paketimin e dozave dhe lëndës narkotike.
Shqiptari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.