Identifikohet gruaja nga Gjirokastra, që u gjend e pajetë në liqenin e “Viroit”.
Idajete Koteli eshte emri i gruas 66 vjeçare gjirokastrite banore e lagjes “MANALAT”, e cila eshte hedhur ne rrjedhen e liqenit te “Viroit”, Gjirokaster, mengjesin e sotem, duke i dhene fund jetes.
Koteli vuante nga depresioni dhe merrte ilace.
Ajo ka qene e vetme ne shtepi, pasi 3 vajzat qe kish ndodheshin ne emigracion ku kishin krijuar familjet e tyre.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases I. K., 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.