Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Adë, Fier.
Mësohet se banesa në pronësi të 60-vjeçares, Arsino Taulla, është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht 60-vjeçarja ka dalë në kohë nga banesa dhe nuk ka pasur lëndime.