Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një shtetas shqiptar.
Mësohet se 56-vjeçari, Kristo Çepa, ka qënë duke punuar me një ekskavator, kur një mur i një ndërtese është shembur dhe e ka bllokuar brenda.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Faliro të Kavallës, ndërsa mësohet se gjatë nxjerrjes së trupit të shqiptarit është lënduar edhe një zjarrfikës.
Mediat greke shkruajnë se viktima u dergua menjëherë në spitalin e qytetit, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.