Irodhi Dalani ka humbur jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Karahaxh, ku automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.
Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Irodhi nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.