Një person ka humbur jetën ditën e sotme, pasi duke udhëtuar me biçikletë ka rënë në një kanal në Lushnjë.
Limon Sina, 74 vjeç ka humbur kontrollin e biçikletës dhe ka rënë në kanal në zonën e Çermës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që konstatuan të moshuarin e aksidentuar duke lajmëruar policinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Sina ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë.