Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nivicë.
Ksanthipi Thomagjini, 82 vjeçe, kishte dalë për të bërë disa punë të vogla në kopësht.
Aksidentalisht i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në tokë.
Menjëherë është dërguar nga të afërm të saj në urgjencën e Sarandës, por e moshuara nuk ka mundur dot të mbijetojë pasi rënia ishte fatale dhe goditja sipas bluzave të bardha, kishte qenë në kokë.
82-vjeçarja jetonte me bashkëshortin e saj.