Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Krushovë pranë Voskopojës.
64 vjeçari, Engjëllush Zere, i cili ka qenë duke mbledhur arra në pemë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë prej saj.
Mësohet se ai ka humbur jetën ndërsa po dërgogej në spital për të marrë ndihmën e parë.
Trupi i transferua në morg ndërsa policia ka shkuar në zonë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti që i mori jetën 64 vjeçarit.