Një 56 vjeçar ka ndërruar sot jetë në Tiranë.
56 vjeçari i identifikuar si Han Draxhoshi, sipas burimeve ishte punonjës i ‘ILLYRIAN GUARD’ dhe punonte tek Albcontrol në Rinas.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin).
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.