Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Traumës.
Policia e Tiranës njofton se Marsel Hysa, 47 vjeç, është hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.
47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.