Një aksident i rëndë ka ndodhur në Halkidi të Greqisë ku një i ri shqiptar raportohet të ketë vdekur.
Policia greke ka bërë me dije se viktima është rreth moshës 25 vjeç me origjinë shqiptare gjithashtu automjeti i tij është thuajse i shkatërruar plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.
Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.
Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.