Policia në Athinë ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar të akuzuar për tentativë vrasje dhe dhunë në familje, pas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij greke.
Ngjarja ka ndodhur më 13 qershor në Agia Varvara, Athinë, kur ai, pasi ka thyer portën e banesës së ish-bashkëshortes, ka hyrë brenda dhe ka tentuar të mbyste me një litar.
E reja 26-vjeçare ka arritur të mbrohet duke larguar litarin dhe thirrur për ndihmë.
Gjatë incidentit, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe ka lënë vendin e ngjarjes pasi prindërit e saj kanë dalë në ndihmë.
Zhuljan Prenci u arrestua dy ditë më pas nga policia në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia, Athinë.
Tani ai përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe dhunë në familje.