Gjendjet i pajetë një i moshuar nga Bilishti.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç.
Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e djeshme, ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca.
Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko ligjore.
84 vjeçari vuante nga skleroza.
Policia e Devollit po heton mbi rastin.