Tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhurnë fshatin Bodrisht, ku Marianthi Barka, 90 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e banesës së saj.
Ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por është rëzuar duke gjetur vdekjen.
Kjo e fundit është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, po në këtë fshat.