Forumi Eurosocialist i Qarkut Gjirokaster, zgjedh kreun e vet.

Permes nje aktiviteti, qe u organizua mesditen e sotme ne Gjirokaster, te rinjte e PS-se kane zgjedhur drejtuesin e ri politik per kete qark, i cili zgjedh kater deputete ne zgjedhjet e 11 majit.

Aktiviteti i sotem nen prezencen edhe te kryesueses se listes se deputeteve te PS per Qarkun e Gjirokastres, Mirela Kumbaro, ishte i pari i ketij lloji qe eshte organizuar ndonjehere dhe e veçanta eshte se kreu i ri do te jete nga Pêrmeti.

Edjon Maliqit i eshte besuar ky post i rendesishem.

Maliqi ka nisur karrieren e tij politike ne PS, 9 vite me pare, pikerisht ne vitin 2016 si koordinator per studentet.

Me pas ne vitin 2017 ai zgjidhet koordinator per rinine.

Ne vitin 2019, kryetar i te rinjve socialiste.

Ne vitin 2021 ka qene pjese e shtabit drejtues te zgjedhjeve parlamentare per Qarkun Gjirokaster.

Ndersa ne vitin 2023 zgjidhet kryetar i Eurosocialisteve te Permetit.

Momentalisht eshte drejtues i Zyres se Turizmit ne Bashkine e Permetit, ku pergjate 4 viteve te fundit ka kontribuar ne promovimin e vlerave turistike te kesaj zone.