Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Tefik Tashin i cili akuzohet për vrasje.
Në datën 17 maj të 2023 në fshatin Kusarth, Elbasan, ai vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevanin, të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.
Ata në fillim kishin pasur një konflikt dhe më pas degradoi duke arritur deri në vrasje.
Në fillim Alma u dërgua në spital por për shkak të plagëve të marra, ajo nuk mundi që të mbijetojë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e dënoi Tefik Tashin, me burgim të përjetshëm.