Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta mbanin në jetë.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e së shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në “FB”, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thanë për mediat lokale se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore.