Personi në foto është 39-vjeçari i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarr mbrëmjen e së premtes (4 gusht), në një lokal në Prishtinë.
39-vjeçari Kastriot Ramadani, ndërroi jetë në spital orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas shefit të repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, 39-vjeçari Kastriot Ramadani ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra në bark.
“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha ai
Ndërkohë, policia njoftoi se mes 17 të lënduarve, 14 janë vajza dhe 3 prej tyre meshkuj.