Pak më shumë se një orë pas një aksidenti në Sarandë, ka ndërruar jetë 15-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë.

I ndjeri Enkelejd Çaushi, mbeti i plagosur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Sipas policisë, një “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Aliu 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një defekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepe 24 vjeç dhe 3 shtetas të tjerë.