Kisha e Laçit, një prej objekteve të kultit më të frekuentuara në vendin tonë, është kthyer në një vend konflikti për shkak të veprimtarive tregtare të paligjshme, .
Shtetasi Gjon Shkambi, është dhunuar pas denoncimit në polici të këtyre veprimtarive.
Në një denoncim drejtuar Komisariatit të Policisë së Kurbinit, Shkambi bën thirrje për ndërprerjen e aktivitetit tregtar në territorin e Kishës së Laçit, i cili posedohet nga Kisha Françeskane “Zonja Nunciate”.
Shkambi ka marrë lëndime të konsiderueshme teksa pritet një reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.