Një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol.

Mësohet se Kristi Doda, ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.