Portieri i Kombëtares, Shpresa, Anxhelo Sina, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit portugez. 20-vjeçari, i cili vendosi që të refuzonte përfaqësuesen e Greqisë dhe zgjodhi ngjyrat e vendit të tij ato kuqezi është bashkuar me skuadrën e Rio Aves në formë huazimi nga Olimpiakos.

Sina shkëlqeu me ekipin e të rinjve të klubit grek, teksa tashmë do të kërkojë të marrë minuta në futbollin elitar portugez.

Dua të përjetoj të gjitha emocionet dhe të jem pjesë e kësaj familjeje”, ishin fjalët e para të portierit shqiptar, pas prezantimit.

Kujtojmë që Sina është pjesë e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit.