Moderatorja e televizionit, Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin “Glamour Zone” në tv Ora News, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj.

Bylyku nga ambientet e një limuzine ku realizonte intervistat për emisionin e saj do të kalojë në zyrën drejtuese të policisë gjyqësore, që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

Tashmë të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj.

Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.