“Ambasadori i ri i Shqipërisë në Britani, i cili do të punojë me qeverinë për të ndihmuar në ndalimin e krizës së emigrantëve të paligjshëm, hyri fshehurazi përmes një kamioni në Britani, vite më parë”.
Kështu shkruan Daiymail në lidhje me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Britani. Uran Ferizi, 42 vjeç ka shkuar në mënyrë ilegale në Angli në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar dhe duke dhënë një datë të rreme të lindjes.
Ferizi është pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron, pavarësisht rezervave të Home Office, që ai të përfaqësonte Shqipërisë në Britani. Ferizi do të veprojë si një ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal.
Të dhënat publike tregojnë se Uran Ferizi u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, Ëest London, në maj 2000. Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në Britani tre vjet më vonë.
Pavarësisht se nuk ka punuar kurrë në shërbimin diplomatik, ai u propozua për postin prestigjioz të ambasadorit nga qeveria shqiptare në qershor. Burimet thonë se ai ka një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen socialiste të vendit.
“Sipas CV-së së tij Ferizi është një matematikan dhe shkencëtar kompjuteri që ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Universitar në Londër.
Ai ishte një analist financiar në Morgan në Londër midis 2006 dhe 2008 përpara se të transferohej në SHBA për të punuar si studiues shkencor në universitetet e Nju Jorkut dhe Stanford, Kaliforni.
Para se të marrë detyrën e tij, Ferizi do të vizitojë Pallatin Buckingham për t’i dorëzuar Mbretit ‘Letër Kredenciale’, një letër zyrtare nga kreu i shtetit shqiptar që thotë se atij mund t’i besohet”, shkruan “Dailymail”ndër të tjera.