Një aksident me vdekje ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
21-vjeçarja Erisa Aliaj, ka qenë duke kaluar rrugën mbrëmjen e së martës, kur një makinë e ka përplasur duke e lënë të vdekur.
Vajza është dërguar në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë , ku këtë të mërkurë 21-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.