Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku, është shpallur kampione Europe.
Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatint e Rapidit, që sapo ka përfunduar në Slloveni.
Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!
13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.