Personi në foto është Eduart Danaj, nga Vlora, i cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, në Greqi.
Shqiptarja 40-vjeçare u gjet e masakruar me thikë mëngjesin e sotëm në Medinë të Greqisë.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është bashkëshorti i saj, i identifikuar si Eduart Danaj, 50 vjeç.
50-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar autor i kësaj vrasje, pasi edhe më herët Enkelejda Denaj, e kishte denoncuar tre herë bashkëshortin e saj për dhunë në familje.