Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin Thoma Mastora, 69 vjeç. Burime për Jigulajm.net bëjnë me dije se:

Thoma Mastora 69 vjeçar eshte nga Portëza e Fierit. Eshte martuar ne fshatin Bodrishte ne maj te vitit 1989.

Njohja me gruan e tij nga Bodrishta, ka ndodhur pasi e motra e gruas se ardhshme e tij ka qene e martuar ne kete fshat dhe ne Portez,ku pasi u njohen u martuan dhe shkoi dhënder (kollovar) ne Bodrishtë.

Ketu ai filloi pune ne kooperative si shofer traktori. Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkon ne Greqi se bashku me gruan. Per shkak qe te perfitonte te dokumente greke merr mbiemrin e bashkeshortes Mastora.

Bëhet me dije se vrasesi ne fjale ka qene i shtruar tre here ne spitalin psiqiatrik te Vlores.

Dyshohet se e ka ndryshuar edhe emrin pasi dyshohet se e ka pasur emrin Petrit.