Fotoja e mësipërme është e ekonomistit Selman Mihana, që u vra ditën e sotme në Kurbin.
70-vjeçari u vra aksidentalisht, pasi autorët kishin synim vrasjen e pronarit të firmës së inerteve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz, të Kurbinit, ndërsa Policia dhe RENEA kanë zbarkuar në zonë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.