Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vdekur Armando Meshahu, inxhinier-ndërtues, pasi u qëllua për vdekje nga një i ri.

Autori i vrasjes më grushte të ndërtuesit Armando Meshahu, është Rei Meta, djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur për motive pronësie, pasi prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti ne qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga policia mësohet se 55-vjeçari ka qenë në një pikë interneti për te printuar dokumente dhe aty ka nisur një konflikti me Rei Meten.

Nga dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes mësohet se në fillim sherri ka nisur me fjalë dhe më pas Armando Meshau e ka ofenduar autorin dhe i ka thënë që ‘nuk ka për të marrë apartamentin’.

Sipas policisë Meta i ka dhënë inxhinierit të ndërtimit një tokë për të ndërtuar dhe nga aty kishin rënë dakord që kur të ndërtohej 33-vjeçari do të merrte apartament.