Ka dalë fotografia e 81 vjeçarit, i cili është paraqitur ditën e sotme i plagosur në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.
Ka qënë shërbimi spitalor ai që ka lajmëruar policinë e Korçës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që një grup tjetër oficerësh të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e 81 vjeçarit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81 vjeçari Gaqo Tili ndërkohe që brenda baneses ka patur njolla gjaku.
Kjo edhe për policinë tregon se ka patur një përleshje brenda banesës por deri tani nuk janë konstatuar elementë një grabitje me dhunë.
Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të jenë përleshur brenda hyrjes.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Ndërkohë një prej komshinjve ka deklaruar se e ka gjetur të moshuarin të mbuluar nga gjaku dhe në gjendje që nuk mund të fliste dot.
Komshia në deklarim për Policinë ka thënë: “E pashë që ishte i gjithi me gjak, e pyeta kush ta bëri këtë? Me tha nuk të flas dot. S’më tha asnjë gjë.