Ky është 50 vjeçari Alfred Dedja që u ekzekutua me armë zjarri këtë të diel brenda një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë.
Në kërkim, si autor i dyshuar i krimit është shpallur Julian Gjoshi, 27 vjeç nga Shijaku.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.
Pasi ka kryer vrasjen, autori 27 vjeçar është larguar me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë.