Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari shqiptar Renis Fejzolli, i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë zjarri natën e kaluar në një park të Athinës në Greqi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Iera Odos” dhe “Spyrou Patsi”. Nga të shtënat 34-vjeçari mbeti i plagosur në bark dhe i është dashur të udhëtojë vetë me makinë drejt patrullës më të afërt ku ka kërkuar edhe ndihmë.
Më pasi, ai është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për plagët në bark.
Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një makinë, kur i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndësa makina e markës Smart e viktimës do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.