Zbardhet identiteti i 23-vjeçarit shqiptar që mbeti i vrarë në Itali.
Bëhet fjalë për Klajdi Bitrin, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe autorit, një shtetas algjerian.
Sherri mes të cilëve ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasjes kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.
Raportohet se mes autorit dhe shokut të shqiptarit ka pasur një përplasje fizike dhe në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin.
Ka qenë ky edhe momenti kur është goditur me pushkë peshkimi nga alegjeriani.