Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit do të jetë braziliani Sylvinho.
Bëhet me dije se FSHF ka arritur marrëveshjen me 48-vjeçarin, i cili do të firmosë kontratën ditën e nesërme.
Sylvinho do të pasojë në stolin e kuqezinjve, Edoardo Rejën, të cilit i përfundoi kontrata në muajin nëntor.
Braziliani ka një karrierë mjaft të mirë si futbollist, ku ka luajtur për Corinthias, Arsenal, Barcelonën dhe Manchester City. Ndërsa sa i përket eksperiencës si trajner, ka qëndruar për disa kohë në krye të Lyon në 2019 dhe 1 vit tek Corinthias në Brazil. Ndërsa së fundmi ka qenë ndihmës i Tite tek Kombëtarja e Brazilit.