Kandidati i opozitës për bashkinë Himarë do të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Ndërkohë qe Vangjel Tavo, është kandidati i socialistëve.