Arben Pjeçi, oficer i policisë gjyqësore në Durrës i dha fund jetës sot në zyrën e tij me armën e shërbimit.
Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
Vendimi i gjykatës e ka çuar në një gjendje të rëndë depresive pasi i ka dhënë fund karrierës në polici. “Referuar ankimit penaltë depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri ******* në përmbajtjen e të cilaverezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi kadalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartamentet tek Pallatit “Fizarmonika”në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhe bërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij i pandehuri ******* edhe ky në cilesinë ligjore të personit të dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin epallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit ************** i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut te tij tëpandehurit ******* i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin etij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pakminuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarketi i pandehuri *******ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri ******* nuk e kishte hequr apolëvizur automjetin e tij nga vend ku e kishteparkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse *******i i kakërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalimin për automjetin e tij, ipandehuri ******* i është përgjigjur, sipas deklarimeve dhe shpjegimeve tëtë pandehurit ******* rreth ngjarjes konfiktuale në fjalë me shprehje dheofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëve të vet. Ndërkohë gjatëkësaj kohe mes të pandehurve ******* dhe ******* ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyremomenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjeratë trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku tëpërfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhebashkëshortet e tyre dhe konkretisht shtetaset Sedije ******* dhe Shqipe *******, tëcilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për tëndarë nga konflikti bashkëshortët e tyre janëlarguar për në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personavetë sipërcituar, i pandehuri ******* është paraqitur në stacionin e policisëplazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit ************** dhe disa momente më pas i pandehuri ******* është paraqitur nëSpitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimetfizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktuale të lartpërmendur, të cilat sipaskonkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr. 210/Epërpiluar nga shërbimi i mjekësisë – ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanërezultuar se: “Dëmtimet e konstatuara tekshtetasi ******* hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë tëpërkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësisht në vijim të kryerjes dhe dokumentimit ligjore të veprimevehetimore mbi ngjarjen konfiktuale në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentuar ankimimi si dheproçesverbali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfiktuale edhe tështetasit të dëmtuar dhe njëkohësisht të pandehurit *******, i cili ndër tëtjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ******* ky ifundit e ka provokuar i pari fillimisht mefjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atëme grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuarkëtij shtetasi disa dëmtime shëndetësore për të cilat shtetasit ******* ika lindur e domosdoshme për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në SpitalinRajonal Durrës, dëmtime shëndetësore të cilat sipas konkluzionit të arritur nëAktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr 212/E kanë rezultuar si: “Dëmtimetë cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojëhumbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë””, sipas vendimit.