Shqiptari Dritan Idrizi, 38 vjeç, shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano, në provincën e Rimini, Itali,ka humbur jetën pasi është goditur tre herë me thikë në rrugën e Tavullia.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ai u vra nga një bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu mbeti i plagosur dhe banonte në komunën Valentino Rossi.
Viktima, në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, me sa duket ka shkuar në Tavullia për të t’u përballur me një familje tjetër me origjinë shqiptare.
Sipas informacioneve fillestare i është dashur të mbledhë një shumë prej 5 mijë eurosh.
Debati shpërtheu në rrugë, pasi familja tjetër nga Tavullia nuk kishte ndërmend të paguante, grushta, shqelma, hekura, çekiç deri sa thika doli në duart e një anëtari të familjes së sulmuar.
Askush nuk është arrestuar deri më tani.