Një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën të mërkurën në San Gerardo në Monza, ku ishte shtruar në spital pas një aksidenti që i ndodhi në punë në Erba (Como).
Sipas mediave të huaja, viktima është Elton Dema, i cili shkoi në Itali rreth një vit më parë. Burri kishte shkuar për të qëndruar në një apartament në Azzano San Paolo. Fillimisht vetëm, pastaj korrikun e kaluar ai marrë nga Shqipëria edhe bashkëshorten Bledjana dhe katër fëmijët e tij, 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.
Ata ishin zhvendosur në Stezzano në një shtëpi në rrugën Ponchielli në numrin 7, ku në katin e parë banojnë edhe motra dhe kunati i tij, prej vitesh tashmë në Itali.
Tre fëmijët më të mëdhenj të Demës ndjekin shkollat në Azzano, ku tashmë kanë pasur mundësinë të vendosen.
Familja pas vdekjes, ka kërkuar ta kthejë trupin e tij në atdhe, në Kukës, qytetin e origjinës. Dema punonte për një kompani në Grassobbio.