Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Itali, në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
Sipas mediave italiane shqiptari është identifikuar si Klaudio Myrtaj, ndërsa raportohet se ai u gjet i vrarë në një punishte artizanale me plagë arme zjarri në kokë.
I mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë, Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve, duke bashkëpunuar herë pas here edhe me një zejtar vendas.