Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të premte (30 gusht) në rrugën “Isuf Sokoli”.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Ish gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia, ku një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri një shtetasin, Elis Rroshkodoli, rreth 35 vjeç dhe është larguar me shpejtësi në këmbë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Emri i 35-vjeçarit rezulton me precedentë të mëparshëm penal, pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.
Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.