Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Podgorie, ku dy automjete, një “BMW” dhe një “Audi”, u përplasën dhunshëm.
Për pasojë, humbi jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Aurel Çipi, 28 vjeç nga Pogradeci.
Raportohet se shoferi i automjetit tjetër është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Sipas burimeve, viktima mbeti i bllokuar brenda automjetit të tij, dhe ekipit të zjarrfikësve të Maliqit iu desh mbi një orë për të nxjerrë trupin nga makina.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.