Erxhest Çobaj është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor në Patra të Greqisë.
Aksidenti i rëndë ndodhi kur 31-vjeçari shqiptar i cili po lëvizte me motor u përplas me makinën tip “Jeep” që po drejtohej nga një shqiptare me origjinë nga Fieri.
Përplasja mes motorit dhe makinës ishte aq e fortë sa që Erxhesti përfundoi disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht se ishte pajisur me kokore, për fat të keq 31-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Ndarja nga jeta e shqiptarit ka tronditur komunitetin në Patra. Ndërsa të afërmit dhe miqtë e tij me hidhërim për humbjen e papritur kanë postuar ne rrjete sociale mesazhe ngushëlluese për vdekjen e Erxhestit, i njohur ndryshe mes shokëve edhe si “Stelios”
Gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.
Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.
Ndërkoh është shoqëruar në polici edhe drejtuesja e mjetit që aksidentoi Çobajn deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.